Anglia humbi 2 me 1 finalen e Euro 2024 përballë Spanjës. Trajneri i anglezëve Gareth Southgate foli pas këtij takimi ku pakënaqësitë nuk mungonin.
Ndër të tjera, Southgate përmendi dhe 1 ditë më pak që pati në dispozicion për përgatitjen e finales në krahasim me Spanjën. Kjo pasi këto të fundit luajtën përballë Francën më 9 korrik, ndërsa vetë Anglia kundër Holandës më 10 korrik.
“Kemi konkurruar deri në fund në këtë finale. Nuk mbajtëm topin aq mirë sa duhej, sidomos kur mbronim mirë. Ata na vunë në presion dhe ne duhej të dilnim dhe kjo bëri që ata ta kishin topin për pjesën më të madhe të ndeshjes. Janë detaje të vogla, por Spanja ishte skuadra më e mirë e turneut dhe e merituan.
Nuk mund të kishte përmbysje tjetër? Është e lehtë ta thuash dhe është padyshim një disavantazh kur ke një ditë më pak për t’u përgatitur. Por ne ishim ende në ndeshje kur luhej minuta e 80. Do të duhet pak kohë për ta harruar këtë të them të drejtën", u shpreh ndër të tjera Southgate.