Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Hera e parë në Europian, mësoni se ç'ndodh me "Këpucën e Artë"

Shkruar nga NEWSPORT
Hera e parë në Europian, mësoni se ç'ndodh me
Dani Olmo, Harry Kane dhe Jamal Musiala

Spanja është kampione e Europës për herë të katërt në histori. Iberikët mposhtën Anglinë në finalen e madhe të Euro 2024. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit përfundoi 2-1 në favor të Spanjës.

Pasi u ndan çmimet e lojtarit më të mirë të kompeticionit të cilin e fitoi Rodri dhe lojtarit të ri më të mirë të Europianit, të cilin e ‘korri’ Lamine Yamal, "Këpuca e Artë" nuk është dhënë.

Kjo për shkak se plot 6 lojtarë janë me numër të njëjtë golash. Nga 3 gola kanë Mikautadze i Gjeorgjisë, Harry Kane, Dani Olmo, Schranz i Sllovenisë, Jamal Musiala dhe Gakpo i Hollandës. Të gjithë këta marrin nga pak nga trofeu.

Kujtojmë se nëse do të merreshin parasysh dhe asistimet kur ka barazim, Dani Olmo do ta fitonte. Por UEFA njoftoi se në këtë kompeticion do të numëroheshin vetëm golat, edhe në rast barazimi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga