
Edhe pse nuk ia doli që të shënonte gol, Alvaro Morata ishte një nga lojtarët më të mirë në fushës në gjysmëfinalen kundër Francës, të cilën Spanja e fitoi me rezultatin 2-1.
Megjithatë, një situatë e pazakontë ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes. Një tifoz u fut në fushën e lojës, teksa stjuardët iu ‘sulën’ për ta kapur. Njëri nga stjuardët e ngatërroi Moratën me tifozin dhe i ka ndërhyrë keqazi me sparkatë.
Morata pësoi një dëmtim në këmbë dhe filloi duke çaluar. Trajneri i Spanjës tha se duhet të shqyrtohet me kujdes shkalla e dëmtimit, madje Morata rrezikon edhe finalen e madhe të Europianit.
Megjithatë, 31 vjeçari ka qetësuar disi tifozët duke e kaluar me batutë këtë moment. “Jam mirë, por ishte karton i verdhë për stjuardin”, është shprehur Alvaro Morata.
Momenti kur stjuardi dëmton Alvaro Moratan