
Mbrojtësi i djathtë i Anglisë, Kyle Walker ka folur në prag të finales së madhe të Euro 2024, të cilën përfaqësuesja e tij do ta luajë kundër Spanjës më 14 korrik në Berlin. Walker thotë se e respekton Williams, por edhe ky i fundit duhet t’ia kthejë respektin. Ndër të tjera, mbrojtësi i City-t thotë se Anglia ka mbrojtësit e duhur për të ndalur talentin e momentit, Lamine Yamal.
“Unë do t’i jap Nico Williams atë respekt që i jap të gjithë kundërshtarëve, por edhe ai duhet të më respektojë. Do të jetë një sfidë e bukur.
Lamine Yamal? Për një djalosh në atë moshë është diçka e mrekullueshme ajo që po prodhon. Mua nuk do të më vinte keq nëse ai nuk do të ishte gati për ndeshjen e radhës. Por, mendoj se kemi në dispozicion lojtarët e duhur për t’i mbyllur hapësirat”, ishin fjalët e Kyle Walker.
Kujtojmë që supersfida, finalja e madhe Spanjë – Angli do të luhet më 14 korrik. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Olympiastadion”, në Berlin, do të startojë në orën 21:00.