
Pasi mposhti Zvicrën në çerekfinale, Anglia do të përballet në gjysmëfinale kundër Hollandës. “3 Luanët” do të kërkojnë finalen e dytë radhazi në një Europian, por në një sfidë që pritet të jetë e vështirë.
Në krahun tjetër, mesfushori anglez Jude Bellingham duket shumë i qetë dhe i sigurt se Anglia do të shkojë në finale. Madje, 21 vjeçari shpreson që në finale Anglia të përballej me Spanjën.
“Finale Angli – Spanjë? Le të shpresojmë që të ndodhë kështu. Spanja ka luajtur shumë mirë në këtë Europian, kështu që gjithçka është e mundur. Gjithsesi unë jam i përqendruar vetëm tek Anglia ime, shokët dhe skuadra. Gjëja më e rëndësishme është që të kualifikohemi në finale.
Ndaj Zvicrës zhvilluam ndeshjen më të mirë në Gjermani. Jam krenart për shokët e skuadrës, treguam karakter, cilësi që e shfaqëm edhe në goditjet e penalltive, pasi nuk e kishim të lehtë”, ishin fjalët e mesfushorit të Real Madrid, Jude Bellingham.