
Ditën e sotme do të luhen dy takime të tjera që janë të vlefshme për çerekfinalen e Euro 2024. Pas 90-të minutave do të mësohet edhe çifti tjetër gjysmëfinalist.
Spektakli ditën e sotme do të startojë me duelin mes Anglisë dhe Zvicrës. Një sfidë mjaft interesante dhe e luftuar pritet të jetë me sty kombëtareve qëë do të kërkojnë biletën për në fazën tjetër. Në orën 18:00 në “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf “Tre Luanët” dhe “Helvetët” e Granit Xhakës do të përplasin “brirët” mes tyre.
Ndërkohë në orën 21:00 do të jetë radha e Holandës dhe Turqisë për të sfiduar njëra-tjetrën. Mes tyre do të bëjnë llogaritë për ekipine fundit gjysmëfinalisht dhe kjo përballje premton spektakël. “Tulipanët” dhe turqit do të sfidohen mes tyre në stadiumin “Olympiastadion” në Berlin.
