
Prekja e topit me dorë nga Marc Cucurella në sfidën Spanjë – Gjermani vazhdo të jetë shumë i diksutueshëm. Gjuajtja e Jamal Musiala u ndal në dorën e mbrojtësit spanjoll në minutën e 106, kur sfida ishte 1-1. Pas 120 minutave “Furia e Kuqe” triumfoi 2-1 dhe siguroi kualiifikimin për në gjysmëfinale.
Ppër këtë episode u krijua edhe një peticion, i cilu është firmosur ngan 500 mijë tifozë gjermanë që kërkojnë që kjo sfidë të riluhet. Në lidhje me këtë situatë ka folur Shefi i Gjytarëve të UEFA-s, Roberto Rosettit.
“Jo çdo prekje me dorë apo krahë është një penallti. Ne duam të konsiderojmë lëvizjen e lojtarëve. Lëvizjet biomekanike. Ju e dini, kjo është një situatë e qartë. Ai rast nuk ishte asnjëherë një penallti”, ka thënë Rosetti.