Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Duan biletën për në finalen e Berlinit, Spanja me mungesa ndaj Francës

Shkruar nga NEWSPORT
Duan biletën për në finalen e Berlinit, Spanja me mungesa ndaj
Yamal - Mbappe

Spanjë – Francës është gjysmëfinalja e parë e Euro 2024. Spanjollët dhe francezët do të vihen përballë për biletën e finales dhe për këtë dueli mes tyre do të jetë shumë i luftuar.

Ndaj “Gjelave” do të ketë 3 mungesa të rëndëishme për Luis de la Fuente. I pari është Pedri, i cili u dëmtua vetmë pas 7 minutash lojë ndaj Gjermainsë, ndërsa dy të tjerët janë Carvajal dhe Le Normand.

Lojtari i Real Madrid mori kartonin e dytë të verdhë në kohën shtesë të sfidës, duke u ndëshkuar më pas me të kuq. Në këtë mënyrë është i pezulluar për gjysmëfinalen. Ndërkohë nga krahu tjetër Le Normand ndaj gjermanëve u ndëshkua me karton të verdhë, duke plotësuar numrin 2 të dyre. Kujtojmë se ndaj Shqipërisë ka marrë kartonin e parë të verdhë.

Dueli mes Spanjës dhe Francës do të luhet në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në “Allianz Arena” në Munich.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga