
Franca ia doli të siguronte kalimin në gjysmëfinalen e Euro 2024 kundër Portugalisë. “Gjelat” ishin me fat te “Ruleta Ruse”, pasi koha e rregullt përfundoi 0-0.
Francezët pavarësisht se siguruan kalimin në fazën tjetër, na kanë kthyer plot 60 vite pas. Kjo për shka të golave të shënuar nga “Gjelat”. “Djemtë” e Didier Deschamps kanë mundur të shënojnë 3 gola në këtë turne.
Por ajo që bën më shumë përshtypje është se 1 prej tyre e kanë shënuar me penallti dhe 2 të tjerët janë autogola. Kjo do të thotë se Franca nuk ka mundur të shënojë asnjë gol me një aksion të tyre.
Kjo statistikë kishte 60 vite që nuk ndodhte. Për Deschamps kjo shkakton “ dhimbje koke”, pasi në gjysmëfinale do të kenë Spanjën. Sfidë kjo që do të luhet të martën në orën 21:00.
60 - France's players have not scored a goal from open play in their last six matches (1 from the penalty spot, 2 from an opponent's own goal), a 1st in the last 60 years. Shootout. #PORFRA pic.twitter.com/3TOqTC5E92
— OptaJean (@OptaJean) July 5, 2024