
Franca fitoi përballë Portugalisë në çerekfinalen e Euro 2024. Sfida përfundoi me rezultatin 5-3 në favor të francezëve pas goditjes së 11-metërshave, aty ku “gjelat” u treguan më të saktë. Pas kësaj ndeshje ka folur edhe mesfushori i Francës, Aurelien Tchouameni.
Ky i fundit thotë se nuk i interesojnë kritikat që shprehet se kualifikimi në gjysmëfinale ishte i pamerituar. Ndër të tjera, Tchouameni thur elozhe për shokun e tij të ekipit te Franca, portieri Mike Maignan. Mesfushori thotë se Milani është me fat që ka një portier si ai.
“Nuk na intereson nëse ky kalim në gjysmëfinale është i merituar apo jo. Ne duam të shijojmë fitoren ndaj Portugalisë. Mike Maignan është një portier i jashtëzakonshëm. Ai është një nga më të mirët në botë, Milani është shumë me fat që e ka. Ne jemi shumë të mirë në mbrojtje, por kur kalohet edhe mbrojtja nga sulmuesit e kundërshtarëve, atëherë jemi me fat që kemi një portier që bën diferencën”, ishin fjalët e mesfushorit të Real Madrid.