Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

VIDEO/ Fitore me përmbysje, Spanja u ‘pret’ kokën ‘Gjelave’ të Francës dhe shkon në finalen e Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore me përmbysje, Spanja u ‘pret’ kokën
Spanjë - Francë

Spanjë 2 – 1 Francë ( Yamal 21', Olmo 25' / Kolo Muani 8')

Spanja është finalistja e parë e Euro 2024. Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti me përmbysje 2-1 përfaqësuesen e Francës në gjysmëfinalen e parë të këtij kompeticioni.

Të parët që kaluan në avantazh ishin francezët me anë të Kolo Muani, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9-të. Por, spanjollët përmbysën për 4 minuta, me Yamal dhe Olmo që shënuan në minutën e 21-të dhe 25-të.

Me këtë fitore, Spanja shkon në finalen e një Europiani për herë të 5-të në histori. Ndërsa në finalen e madhe të Berlinit, “Furia e Kuqe” do të përballet me një mes Hollandës ose Anglisë.

Rastet e ndeshjes:
25' GOL! Spanja përmbys me golin e Olmo.

21' GOL! Yamal rikthen baraspeshën.

8' GOL! Kolo Muani kalon Francën në avantazh.

1’ Starton gjysmëfinalja e pare e Europianit në Allianz Arena.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga