Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Shënoi golin e parë për Spanjën, Dani Olmo: E pabesueshme, kjo fitore është për Pedrin

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi golin e parë për Spanjën, Dani Olmo: E pabesueshme,
Dani Olmo

Spanja u kualifikua në gjysmëfinale të Euro 2024, teksa mpodhti pas gjuajtjes së penalltive Gjermaninë. Koha e rregullt mes dy ekipeve përfundoi 1-1 dhe golin për spanjollët e shënoi Dani Olmo.

Pikërisht ky i fundit ka folur pas kësaj ndeshje, ndërsaq shpehej mjaft i lumtur pëor golin dhe kualifikimin. Ndër të tjera theksoi se grupi është një nga “çelësat” e këtij suksesi te Spanjë, ndërsa shpreson që Pedri të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

“Jam vërtet i lumtur. Është një burim krenarie, çfarë ekipi të madh kemi, si kemi luftuar deri në fund. Është e pabesueshme, ndiej shumë gëzim. Ky nuk është kampionati i Dani Olmos, ky është kampionati i të gjithëve, grupi është gjëja më e rëndësishme te kjo Spanjë. Le të shpresojmë që dëmtimi i Pedrit të jetë vetëm një goditje, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Kjo fitore është për të. Le të shkojmë në gjysmëfinale dhe të përpiqemi të kapim finalen”, ka theksuar spanjolli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga