
Portugali u mposht nga Franca në çerekfinale të Euro 2024 me rezultatin 3-5 pas gjuajtjes së penalltive. Portugezët nuk u treguan të saktë nga 11-metërshat duke bërë që të eliminoheshin nga ky Europian.
Ditën e sotme ka reaguar edhe ylli i këtij ekipi, Cristiano Ronaldo. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, CR7 thotë se të gjithë donin dhe meritonin më shumë. Ndër të tjera, 39 vjeçari shprehet i sigurt që kjo përfaqësuese do të vazhdojë të nderohet.
“Ne donim më shumë. Ne meritonim më shumë. Për ne, për secilin prej jush, për Portugalinë. Ju jemi mirënjohës për të gjitha ata që na keni dhënë dhe të gjitha ato që kemi arritur deri më tani. Brenda dhe jashtë fushës, jam i sigurt se kjo përfaqësuese do të nderohet gjithmonë. Së bashku!”, shkruan Ronaldo në rrjetet sociale.
View this post on Instagram