Portugali – Francë ishte një sfidë e luftuar mes tyre ekipeve, ku 90-të minutat nuk nxorën fitues, madje as pas 120 minutash nuk kishte një të tillë, teksa duheshin penalltitë për t ëvendosur fatet e këtij takimi.
Pass “Ruletës Ruse” ekipi që kaloi në gjysmëfinale ishte Franca. “Gjelat” u treguan të saktë te 11- metërshat, duke shënuar 5 kundrejt 3 të portugezve. Në këto kushte pas sfidës UEFA ka surprizuar jo pak me lojtarin e sfidës. Nuk është as Kylian Mbappe e as Cristiano Ronalo.
Ousman Dembele është shpallur lojtari i ndeshjes. Sulmuesi francez hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 67-të. gjithsej Dembele luajti 53 minuta, duke i dhënë ndeshjesh një tjetër ritëm.
Ish-i i Barçës u bë rreziku kryesorë për mbrojtjen portugeze. Në këto kushte nga UEFa është vlerësuar si lojtari i ndeshjes.