
Spanjë – Francës është gjysmëfinalja e parë e Euro 2024. Spanjollët dhe francezët do të vihen përballë për biletën e finales dhe për këtë dueli mes tyre do të jetë shumë i luftuar.
“Furia e Kuqe” ia doli të që mposhte Gjermaninë pas 120 minutash, ku goli i Merinos në minutën e 119 do të vendoste fatet e kësaj sfide. Tashmë te spanjollët nisin menjëherë “dhimbjet e kokës”.
Ndaj “Gjelave” do të ketë 3 mungesa të rëndëishme për Luis de la Fuente. I pari është Pedri, i cili u dëmtua vetmë pas 7 minutash lojë, ndërsa dy të tjerët janë Carvajal dhe Le Normand.
Lojtari i Real Madrid mori kartonin e dytë të verdhë në kohën shtesë të sfidës, duke u ndëshkuar më pas me të kuq. Në kët ëmënyrë do të jetë i pezulluar për gjysmëfinalen. Ndërkohë nga krahu tjetër Le Normand ndaj gjermanëve uu ndëshkua me karton të verdhë, duke plotësuar numrin 2 të dyre. Kujtojmë se ndaj Shqipërisë ka marrë kartonin e parë të verdhë.
Kujtojmë se dueli mes Spanjës dhe Francës do të luhet ditën e martë. Sfidë kjo që do të startojë në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në “Allianz Arena” në Munich.