
Portugali ishte e pafat tek penalltitë, teka u mposht nga Franca, me kohën e rregullt që kishte përfunduar 0-0 mes tyre. Luzitanët i japin fund kështu rrugëtimit të tyre në Euro 2024.
Një zhgënjim për portugezët, me Roberto Martinez që është shumë i trishtuar pas sfidës. Por gjithashtu në të njëjtën kohë është shumë krenar për skuadrën e tij. Ndër të tjera thekson se Pepe bëri një ndeshje fantastike dhe është një shembull shumë i mirë për të gjithë të rinjtë.
“Moment i trishtuar, sepse lojtarët luftuan. Ata bënë gjithçka për t’u kualifikuar, treguan vlerat e futbollit portugez. Është e trishtueshme, tifozët e meritonin të ishin të lumtur, por ne humbëm me kokën lart, dhamë gjithçka. Kishim shumë personalitet për të zotëruar, u mbrojtëm mire, por fatkeqësisht nuk ia dolëm të shënonim.
Pa dyshim. Pas ndeshjes dhomat e zhveshjes janë plot emocione, plot shembuj. Çfarë bëri Pepe dhe kapiteni... . Djemtë tanë do të rriten shumë pas kësaj eksperience. Personaliteti, mundësitë, ishte një paraqitje që na bën të shikojmë të ardhmen me shumë krenari.
Pepe? Pepe ishte një shembull. Duke parë atë që ai bëri, ju habiteni, si trajner shikon reagimin dhe ai ishte një luftëtar, një shembull përtë rinjtë, si Gonçalo Inacio, Antonio Silva dhe plot të tjerë që synojnë të jetë protagonistë”, ka theksuar timonieri i luzitanëve.