Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

U eliminua nga Euro 2024, Kylian Mbappe: Tani do të shkoj me pushime

Shkruar nga NEWSPORT
U eliminua nga Euro 2024, Kylian Mbappe: Tani do të shkoj me pushime
Kylian Mbappe

Franca u eliminua nga Euro 2024 pasi u mposht me rezultatin 1-2 nga Spanja. “Gjelat” kaluan të parët në avantazh, por u përmbysën nga dy golat e shënuar nga Yamal dhe Dani Olmo.

Pas kësaj sfide ka folur sulmuesi francez, Kylian Mbappe. Ky i fundit e pranon që nuk ishte aspak në formë këtë Europian. Megjithatë, Mbappe shton se do të shkojë për pushime dhe do të punojë fort që të jetë gati për Real Madrid.

“Në futboll ti je mirë ose jo mirë. Kështu që, unë nuk isha mirë këtë herë. Europiani im ishte një dështim, edhe pse dëshiroja shumë që ta fitoja këtë trofe. Unë do të shkoj në pushime, do të pushoj mirë. Më duhet që të bëj shumë mirë që të jem gati për të nisur një jetë të re te Real Madrid. Kam shumë punë për të bërë”, është shprehur Kylian Mbappe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga