
Jesus Navas është futbollisti më i vjetër në ekipin e Spanjës aktualisht. 38-vjeçari i Sevillas është një ogur i mirë për iberikët pasi sa herë ka marrë pjesë në ekip, gjithnjë Spanja ka shkuar në finale. I pyetur nga media e Federatës për ngjashmërinë mes këtij ekipi dhe atij të 10 vieve më parë, Navas u shpreh se sheh diçka të përbashkët.
"Është e pabesueshme që në pesë fazat finale në të cilat kam marrë pjesë kam arritur në finale. Kjo është një krenari për mua, jam shumë i lumtur.
Shokët e skuadrës, ditën e parë që mbërrita më thane që do të arrijmë finalen përsëri këtë vit, sepse kështu ka qenë në të kaluarën. Ka një ngjashmëri kjo skuadër me atë ekip që u shpall kampion. Ka një familje, një bashkim i shkëlqyer, ne fituam Ligën e Kombeve dhe këtë vit ne jemi në finale, shpresoj të ngremë Kupën, ne dhe e gjithë Spanja jemi shumë të emocionuar.