Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

2 ditë para finales me Spanjën, Federata Angleze e Futbollit vendos për të ardhmen e Garet Southgate

Shkruar nga NEWSPORT
2 ditë para finales me Spanjën, Federata Angleze e Futbollit vendos
Gareth Southgate

Anglia do të duelojë me Spanjën në finalen e Euro 2024. Sfidë kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 21:00 në stadiumin “Olympiastadion” në Berlin.  Një duel shumë i rëndësishëm , ku “Tre Luanët” do të tentojnë fitoren për të ngritur lart këtë trofe.

Por kur duhen edhe 2 ditë për t’u zhvilluar kjo ndeshje bëhet me dije se Federata Angleze e Futbollit ka vendosur për të ardhmen e Garet Southgate. Sipas “The Telegraph” bëhet me dije se FA ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me anglezin, pavarësisht se si do të shkojnë gjërat në finale.

Kjo pasi drejtuesit e Federatës janë të kënaqur me punën e Southgate dhe dëshirojnë që 53-vjeçari të vazhdojë të drejtojë “Tre Luanët” edhe në Kupën e Botës 2026. Kujtojmë se kontrata aktuale e anglezit me kombëtaren përfundon në dhjetor të këtij viti, por duket se palët do të zgjasin bashkëpunimin mes tyre. Gjithsesi gjërat mund të ndryshojnë dhe mbetet të presim për të mësuar se çfarë do të ndodhë pas Euro 2024.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga