Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Bota e futbollit mban frymën, luhet finalja e Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
Bota e futbollit mban frymën, luhet finalja e Euro 2024
Spanje - Angli

Euro 2024 vjen drejt fundit dhe mbrëmjen e sotme futbolli europian arrin kulmin e tij. Finalja e madhe e Euro 2024 do të luhet në Olympiastadion të Berlinit duke filluar nga ora 21:00.

Spanja dhe Anglia janë dy ekipet më të mira të Europës dhe përballja e sotme është sfida më e shumëpritur e vitit. Spektakli është i garantuar me superyjet e futbollit europian që zbresin në fushën e lojës përballë njëri-tjetrit.

Spanja është në kërkim të trofeut të 3-të, ndërsa Anglia do ta ketë të parin nëse fiton. Dy superfuqi botërore që udhëhiqen nga 2 ‘fëmijë’. Lamine Yamal dhe Jude Bellingham janë udhëheqësit e këtyre dy gjigantëve të cilët pavarësisht moshës, në fushë kanë treguar një nivel të frikshëm loje e mbi të gjitha maturi përtej asaj ç’ka pritet nga dy adoleshentë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga