
Dani Olmo është protagonist me Spanjën në Euro 2024. Spanjolli shënoi ndaj Francës për të përmbysur sfidën në 2-1 për të kaluar në finale.
Tashmë Spanja e tij do të luajë kundër Anglisë për trofeun dhe të dielën, duke filluar nga ora 21:00 në Berlin. Flitet shumë për të ardhmen e Olmos, i cili te Leipzig në sezonin që u mbyll shënoi 8 gola dhe asistoi 5 herë në 25 ndeshje.
Në lidhje me këtë ka folur spanjolli, i cili theksoi se momentalisht është i përqendruar te Euro 2024 dhe për të ardhmen nuk ka probleme.
“Njerëzit e mi e dinë se çfarë dua. Jam shumë i zënë me Kampionatin Evropian për të menduar për gjëra të tjera. Jam nën kontratë me Leipzigun dhe në marrëdhënie të mira me klubin. Nuk do të ketë probleme.
Klubet e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Nëse nuk e bëjnë, do të duhet të luftojnë pak. Më pas fillojnë negociatat e vështira”, përfundoi Olmo.