Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

VIDEO/ Penalltitë kualifikojnë Anglinë në gjysmëfinale, Zvicra e Xhakës e mbyll këtu aventurën në Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Penalltitë kualifikojnë Anglinë në gjysmëfinale,
 

Angli 1-1 Zvicër
(Saka 80' / Embolo 75')

Euro 2024
Çerekfinale
Stadiumi: Dusseldorf Arena

Anglia kualifikohet në gjysmëfinale të Euro 2024 pas gjuajtjeve të penalltive duke eliminuar kështu Zvicrën në Dusseldorf Arena.

Një ndeshje e kontrolluar në pjesën më të madhe të lojës nga britanikët të cilët, megjithatë, u gjendën në disavantazh në minutën e 75’ pas golit të Breel Embolo. Ishte ylli i Arsenal, Bukayo Saka që riktheu baraspeshën vetëm 5 minuta më vonë e mbajti gjallë shpresën për kualifikim.

Ndeshja shkoi në 30 minuta shtesë ku rrjetat mbetën të patundura pavarësisht rasteve nga secili ekip. Në ruletën e 11-metërshave Anglia u tregua perfekte duke shënuar në të pesta rastet që pati, ndërsa Manuel Akanji i Zvicrës humbi penalltinë e parë duke i dhënë kualifikimin Anglisë me rezultatin 5-4.

Në gjysmëfinale, më datë 10 korrik, Anglia do të përballet me fituesin e çiftit Hollandë – Turqi që do të mësohet në mbrëmjen e sotme.

Formacionet zyrtare:
Anglia (3-4-2-1) – Pickford; Walker, Stones, Konsa; Saka, Mainoo, Rice, Trippier; Foden, Bellingham; Kane. Trajner: G. Southgate
Zvicra (3-4-2-1) – Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Rieder, Freuler, Xhaka, Aebischer; Vargas, Ndoye; Embolo. Trajner: M. Yakin

GOLAT:

Goli i Embolo:

Goli i Saka:

PENALLTITË:


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga