Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Shkaktoi shumë polemika, 500 mijë tifozë firmosin peticionin për të riluajtur çerekfinalen e Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
Shkaktoi shumë polemika, 500 mijë tifozë firmosin peticionin
Rasti kur gjuajta e Musialas ndalet te dora e Cucurellas

Spanjë – Gjermani ishte një nga sfidat më spektakolare të Euro 2024. Një duel mjat i luftuar ku vetëm në kohën shtesë u bë e mundur që të kishte një fitues. Koha e rregullt mes dy ekipeve përfundoi 1-1, ndërsa në minutën e 119-të Merino do të dërgonte Spanjën në gjysmëfinale.

Por pak minuta përpara se të shënohej goli i spanjollëve, në zonën e tyre pati një prekje  të topit me dorë . Jamal Musiala gjuan drejt portës, por topi ndalet tek dora e Marc Cucurellas. Për Anthony Taylor nuk ka penallti dhe loja vazhdoi rregullisht.

Ky episod u bë shumë i diksutueshëm dhe shkaktoi shumë polemika. Kjo ka bërë që tashmë shumë tifozë gjermanë të nisin një peticion që kjo sfidë të riluhet. Janë mbledhur plot 500 mijë vota dhe tifozët kërkojnë që sfida e çerekfinales të riluhet, pasi shpehen se ndaj tyre është bërë një padrejtesi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga