
Spanjë – Francë është gjysmëfinalja e parë e Euro 2024. Spanjollët dhe francezët do të vihen përballë për biletën e finales dhe për këtë dueli mes tyre do të jetë shumë i luftuar.
Ndaj “Gjelave” do të ketë 3 mungesa të rëndëishme për Luis de la Fuente. I pari është Pedri, i cili u dëmtua ndaj Gjermanisë, ndërsa dy të tjerët janë Carvajal dhe Le Normand të cilët kanë plotësuar numrin e kartonave.
Nga ana tjetër, Deschamps i ka të gjithë në dispozicon ku mund të luajë të gjitha kartat e mundshme. Pritet rikthimi i Adrien Rabiot në mesfushë si titullar pas pezullimit ndaj Portugalisë, ndërsa tek iberikët, Jesus Navas, Nacho dhe Olmo do të marrin fanellën e titullarit
Formacionet e mundshme:
Spanjë (4-3-3) – Simon; Navas, Nacho, Laporte, Cucurella; Olmo, Rodri, Ruiz; Yamal, Morata, Williams. Trajner: L. de la Fuente
Francë (4-3-1-2) – Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo; Kante, Tchouameni, Rabiot; Griezmann; Thuram, Mbappe. Trajner: D. Deschamps