
Hollandë - Angli
Hollanda dhe Anglia do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur gjysmëfinalen e dytë të Euro 2024. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund, do të startojë në orën 21:00.
Një ndeshje mjaft emocionuese, me Anglinë që mbetet favorite në letër. Por e shkuara është krejt ndryshe. Në ndeshjet e kaluara mes këtyre dy përfaqësueseve, Hollanda merr rolin e favorit, me më shumë fitore të grumbulluara.
Në 22 sfida të luajtura mes njëra-tjetrës, “Tulipanët” kanë fituar 7 të tilla. Në 6 ndeshja ka triumfuar Anglia, ndërsa 9 prej këtyre sfidave kanë përfunduar në barazim. “3 Luanët” kanë shansin që sonte të baraspeshojnë gjithçka, ose të thellojnë diferencën.
Poll