Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Prekja e topit me dorë shkaktoi polemika, Cucurella nuk kursen gjermanët: E harruat kartonin e kuq të Kroos

Shkruar nga NEWSPORT
Prekja e topit me dorë shkaktoi polemika, Cucurella nuk kursen
Rasti kur gjuajta e Musialas ndalet te dora e Cucurellas

Prekja e topit me dorë nga Marc Cucurella, kur Jamal Musiala gjuajti drejt portës vazhdon marrë vëmendje. Ky rast në sfidën Spanjë – Gjermani ka shkaktuar shumë diskutime dhe polemika.

Pas disa ditësh nga çerekfinalja, ka folur 25-vjeçari. Futbollisti spanjoll nuk kursen aspak gjermanët, ku shprehet se Toni Kroos duhej të dilte me karton të kuq që në pjesën e parë. Ndër të tjera nënvizoi se nëse Gjermania do të kualifikohej në gjysmëfinale, ky rast nuk do të vihej re aspak.

“Futbolli është një lojë kolektive. Ne jemi që japim gjithçka për shokun tonë të skuadrës. Dhe ky është një nga sekretet. Unë në të djathtë? Është trajneri ai që duhet të marrë vendimin.

Nëse gjyqtarët kanë thënë që nuk ishte prekje me dorë, unë them të njëjtën gjë. E kuptoj që është një veprim disi i dyshimtë. Por mendoj se nëse do të kishte fituar Gjermania, nuk do të flitej për këtë. Gjermanët nuk duhet të harrojnë se Toni Kros duhej të kishte dalë me karton të kuq që në fillimin e ndeshjes. Por ajo ndeshje është kapitulli i mbyllur, ne fituam dhe kjo është gjëja e rëndësishme”, ka theksuar mbrojtësi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga