
Spanja
Spanja është finalistja e parë e Euro 2024. Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti me përmbysje 2-1 përfaqësuesen e Francës në gjysmëfinalen e parë të këtij kompeticioni.
Një nga protagonistët absolutë në këtë triumf ishte talenti 16 vjeçar, Lamine Yamal. Sulmuesi i Barcelonës përveç se shënoi supergol në minutën e 21-të që solli barazimin 1-1, gjatë gjithë lojës vendosi në vështirësi mbrojtjen franceze.
Pas kësaj paraqitje, 16 vjeçari që mori dhe çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. Puna dhe loja e mirë e tij, u shpërblyen me këtë çmim prestigjioz që shpërndahet në çdo fund takimi.

Lamine Yamal
Poll