
Dueli me Spanjën ishte i fundit për Toni Kroos me fanellën e Gjermanisë. Mesfushori para disa muajsh kishte lajmëruar pensionimin e tij pas aventurës në Euro 2024.
Fatkeqësisht kjo ndodhi pas humbjes me Spanjën, por Kroos nuk është i vetmi. Edhe Thomas Muller ka njoftuar largimin e tij nga kombëtarja gjermane. Madje pas ndeshjes nuk mundi t1% ndalte lotët.
“Po, është shumë e sigurt se kjo ishte ndeshja ime e fundit për Gjermaninë”, ka theksuar për “Sky Sport” sulmuesi i Bayern Munich. Muller bëri debutimin e tij për Gjermaninë në vitin 2010, dhe që atëherë ai ka bërë 131 paraqitje dhe ka shënuar 45 gola.
Në vitin 2014 ishte kampion bote në Brazil me kombëtaren. Në karrierën e tij ai luajti vetëm për Bayernin, lojtar i të cilit është që nga viti 2000. Ai ka 707 paraqitje dhe 242 gola për klubin bavarez.