
Holanda 1-2 Anglia
(Simons 7' / Kane p 18', Watkins 90')
Euro 2024
Gjysmëfinale
Stadiumi: BVB Arena
Anglia është finalistja e dytë e Euro 2024. Tre Luanët mposhtën Holandën në një 90 minutësh spektakolar të zhvilluar në BVB Stadium.
Ishin Tulipanët që kaluan të parët në avantazh me Xavi Simons në minutën e 7', por në të 18' një penallti e shkaktuar nga Dumfries u kthye në gol nga Harry Kane që risolli baraspeshën në pjesën e parë.
E dyta nisi dhe mbaroi me ritëm të lartë, por kulmi i ndeshjes ishte pikërisht minuta e 90' atëherë kur i sapofuturi Ollie ëatkins do të realizonte një veprim fantastik personal e do të shënonte golin e përmbysjes që ndezi festën e çmendur të britanikëve.
Fitore dramatike dhe Anglia shkon kështu në finalen e madhe ku e pret Spanja, më 14 korrik në orën 21:00 në Olympiastadion të Berlinit.
Formacionet zyrtare:
Holanda (4-3-3): Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Simons, Reijnders; Malen, Depay, Gakpo. Trajner: R. Koeman
Anglia (3-4-2-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Trippier; Foden, Bellingham; Kane. Trajner: G. Southgate
7' GOL: Holanda, Xavi Simons
18' GOL: Anglia, Harry Kane
79' Goli i anuluar i Anglisë: Offside, Kyle Walker
90' GOL: Anglia, Ollie Watkins