
Holandë – Angli është gjysmëfinalja e dytë e Euro 2024. Një duel mjaft i luftuar pritet të jetë mes dy ekipeve që “rrugë” të vetme për finalen kanë vetëm fitoren.
Holandezët janë mjaft të entuziasmuar, pasi pas 20 vitesh rikthehen të jenë në gjysmëfinalen e këtij turneu. “Tulipanët” më 10 korrik do të sfidojnë “Tre Luanët” në “Singnal Iduna Park” në Dortmund, ndërsa trajneri i tyre, Ronald Koeman ka “injoruar” anglezët.
Timonieri i holandezve shpreshet se dëshiron Spanjën në finale, pasi me Francën janë përballur në fazën e grupeve.
“Spanja apo Franca? Do të doja një finale kundër spanjollëve, pasi me Francën u ndeshëm në grupe“, u shpreh timonieri i Holandës.
Nëse kalojnë Anglinë dhe në finale mund të gjejnë Spanjën, holandezët do të tentojnë “hakmarrjen” ndaj tyre. Kujtojmë se në Kupën e Botës 2010, Spanja i mposhti në finale dhe në këtë mënyrë spaanjollët fituan me gol të Iniestës në kohën shtesë.