
Roland Koeman
Euro 2024 ka mësuar 4 ekipet gjysmëfinaliste që do të përballen në 2 superndeshje më 9 dhe 10 korrik. Spanjë – Francë dhe Angli – Hollandë janë 2 gjysmëfinalet që do të mbërthejnë botën e futbollit pas ekranit.
Të gjithë bëjnë parashikimet e tyre dhe seciliu ka preferencat personale për skuadrën që duan të përballen në finale. Kështu është edhe trajneri i Hollandës, Ronald Koeman i cili nuk ngurron të shprehë dëshirën e tij për kundërshtarin e mundshëm nëse arrin finalen e madhe të 14 korrikut.
“Jam shumë krenar për skuadrën time deri tani. Nëse ia dalim të mposhtim Anglinë dhe të luanim në finale, preferenca ime është të kem Spanjën përballë”, u shpreh shkurtimisht Koeman.
Poll