Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Shpërtheu në lot pas eliminimit, Pepe: E dhimbshme të humbasësh kështu. Përqafimi me CR7? Do të thotë shumë

Shkruar nga NEWSPORT
Shpërtheu në lot pas eliminimit, Pepe: E dhimbshme të
Pepe - CR7

Portugalia u eliminua nga Franca në çerekfinalen e Euro 2024. Një humbje që “dhemb” për portugezët, të cilët ndërpresin rrugëtimin e tyre në këto turne.

Fotot e Pepe pas kësaj sfide kanë bërë xhiron e rrjetit, me mbrojtësin që shpërtheu në të qara, pasi Euro 2024 mund të jetë turneu i fundit për të. 41-vjeçari bëri një paraqitje fantastike, por nuk ia doli që të ndihmonte për kualifikimin.

“Është e dhimbshme të humbasësh kështu. Është e vështirë të gjesh fjalët. Për atë që dhamë në fushë ne meritonim një tjetër rezultat, por ky është futbolli. Katër ditë më parë ishim të lumtur për penalltitë dhe tani jemi të trishtuar.

Përqafimi i fundit me Cristiano Ronaldon? Do të thotë shumë… nuk është koha sepse është shumë e dhimbshme dhe pastaj do të kemi mundësinë të flasim për të. Do të kem kohë të flas për të ardhmen time, duhet të kalojmë këtë dhimbje të madhe dhe tani duhet të ngremë kokën përsëri”, ka theksuar veteran luzitan.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga