
Hollandë - Angli
Hollanda dhe Anglia do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur gjysmëfinalen e dytë të Euro 2024. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund, do të startojë në orën 21:00.
Si “Tulipanët”, ashtu edhe “3 Luanët” do të futen në fushë vetëm për 1 qëllim, fitoren. Një supersfidë që pritet të sjellë emocione të mëdha, ashtu si gjysmëfinalja e parë Spanjë – Francë.
Kujtojmë që fituesi i ndeshjes së sotme do të përballet në finalen e madhe të Berlinit kundër Spanjës. Këta të fundit mposhtën 2-1 Francën me golat e Yamal dhe Dani Olmo.