
Spanja dhe Anglia do të luajnë mbrëmjen e sotme finalen e madhe të Euro 2024. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, do të startojë në orën 21:00.
Luis de la Fuente ka vendosur që të ketë një formacion 4-2-3-1, por me lojtarët që ka hedhur në fushë ka thyer rekord. Spanja është futur në historinë e një finaleje Europiani, si kombëtarja e parë që hedh në fushë 11 lojtarë, por me 10 klube të ndryshme.
Vetëm portier Unai Simon dhe Nico Ëilliams janë lojtarët që luajnë te i njëjti klub (Athletic Bilbao), ndërsa 9 të tjerët luajnë në 9 klube të ndryshme.
Spanja (4-2-3-1) – Simon (Athletic Bilbao): Cucurella (Chelsea), Laporte (Al Nassr), Le Normand (Real Sociedad), Carvajal (Real Madrid): Ruiz (PSG), Rodri (Manchester City): Williams (Athletic Bilbao), Olmo (RB Leipzig), Yamal (Barcelona): Morata (Atletico Madrid).