
Anglia dhe Zvicra përballen sot në orën 18:00 në Merkur-Spiel Arena të Dusseldorfit, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024.
Tre Luanët vijnë si favoritë në lëtër në këtë sfidë, por fusha e lojës ka treguar të kundërtën me 'Helvetët' që kanë bindur si në lojë edhe në rezultat. Anglezët erdhën pas fitores së vuajtur ndaj Sllovakinë, ndërsa zvieranët shkëlqyen përballë kampionëve në fuqi, Italisë.
Fituesi i këtij dueli do të përballen me fituesin tjetër të çiftit Hollandë - Turqi që luhet në mbrëmje. Ekipet kanë publikuar edhe formacionet zyrtare:
Anglia (3-4-2-1) – Pickford; Walker, Stones, Konsa; Trippier, Mainoo, Rice, Saka; Foden, Bellingham; Kane. Trajner: G. Southgate
Zvicra (3-4-2-1) – Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Rieder, Freuler, Xhaka, Aebischer; Vargas, Ndoye; Embolo. Trajner: M. Yakin