Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

“Ishte 12 vjeç gjatë COVID, statistikë e frikshme”, mesfushori i Anglisë elozhe Yamalit: I mbylli gojën francezëve

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishte 12 vjeç gjatë COVID, statistikë e frikshme”,
Lamine Yamal, Declan Rice

Fenomeni Lamine Yamal ka pushtuar botën e futbollit teksa po shkëlqen në Euro 2024 me Spanjën. Të shumtë janë lojtarët e nivelit të lartë që ia dalin të korrin sukses në skenat më elitare, por ta bësh këtë në moshën 16-vjeçare (nga dje 17 vjeç) është thjeshtë ëndërr e shfrenuar e fëmijëve në bankat e shkollave.

Pikërisht, këtë ëndërr Yamal po e mishëron ditë pas dite e ndeshje pas ndeshje. Në rrjete sociale është bërë trend batuta për moshën e tij në krahasim me aktualitete të ndryshme që na prekin të gjithëve.

Një të tillë risjell edhe mesfushori i Anglisë, Declan Rice i cili në konferencën për shtyp i thur elozhe superyllit spanjoll, por kritikon lojtarët francez për fjalët e tyre ndaj tij para ndeshjes Spanjë – Francë.

“Ai ishte 12 vjeç gjatë kohës së COVID dhe kjo ishte 4 vite më parë. Një statistikë e frikshme që tregon se sa i mirë është ai. Ai është vetëm 16 vjeç dhe unë nuk e kuptoj sesi lojtarët francez dëshironin ta ulnin poshtë një lojtarë si ai. Për atë që ka bërë te Barcelona si një 16-vjeçar ti mundesh vetëm ta duartrokasësh.

Unë, si tifoz futbolli ashti si edhe futbollist, thjeshtë mund ta respektoj dhe ndonjëherë duhet të thuash ‘uau’ që një 16-vjeçar ka guximin të luaj me Barcelonën. Ajo që është duke bërë në këtë moshë është shumë, shumë speciale”, tha Rice.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga