Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Gareth Southgate: Anglia do finalen, kemi mentalitetin për të ecur përpara

Shkruar nga NEWSPORT
Gareth Southgate: Anglia do finalen, kemi mentalitetin për të ecur
Angli - Southgate

Hollanda dhe Anglia do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur gjysmëfinalen e dytë të Euro 2024. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund, do të startojë në orën 21:00.

Në prag të kësaj sfide ka folur trajneri i “3 luanëve”, Gareth Southgate. Tekniku anglez thotë se një komb si Anglia nuk mund të jetë i kënaqur vetëm më gjysmëfinalen, teksa me çdo kush duan t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

“Realiteti është se ne kemi arritur në gjysmëfinale në çdo turne ku kemi marrë pjesë, përveç Katarit në Kupën e Botës 2022. Por ne nuk jemi të lumtur vetëm me gjysmëfinalen. Mentaliteti është të bëjmë një hap përpara.

Nuk ka qenë aspak mirë për një komb me madhësinë e Anglisë që e merr futbollit kaq seriozisht mos të fitojë trofe këto vite. Ky grup lojtarësh është jashtëzakonisht i mirë”, ishin fjalët e trajnerit anglez, Southgate.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga