Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Aleksandër Ceferin “sfidon” Kupën e Botës: Me 2-3 skuadra më shumë, Europiani më i fortë se Botërori

Shkruar nga NEWSPORT
Aleksandër Ceferin “sfidon” Kupën e Botës: Me 2-3
Aleksander Ceferin

Euro 2024 është Europiani i 3-të rresht në të cilin kanë marrë pjesë 24 skuadra dhe jo 16 siç ishte më parë. Një formula shumë e suksesshme sipas Aleksandër Ceferin.

Kreu i UEFA-s ka theksuar se ky kampionat ishte shumë i fortë. Ndër të tjera nënvizoi se nëse Europianit do t’i shtoheshin edhe 2-3 ekipe të tjera do të bëhej më i fortë se Kupa e Biotës.

“Është më interesante. Ju mund të shihni Gjeorgjinë dhe Slloveninë, vende që ndoshta nuk do të ishin kualifikuar nëse Euro do të kishte qenë me 16 skuadra dhe që meritojnë të jenë këtu. Mund të shihni se çdokush mund të mundë këdo. Kemi 24 skuadra fantastike dhe nëse do të shtonim dy-tre skuadra, Evropiani do të ishte pa dyshim më i fortë se Botërori.

Lojtarët që të kanë lënë më shumë përshtypje? Shumë prej tyre. Duke filluar nga finalistët. Unë jam gjithmonë i befasuar nga cilësia e Bellinghamit. Dhe sigurisht Kane. Unë mendoj se jam më shumë i impresionuar nga Rodri, truri i Spanjës, nuk e humb kurrë topin, nuk e di sesi, dhe një nga lojtarët sllovenë, Karničnik, jam i sigurt se nuk keni dëgjuar kurrë për të, luan në ligën sllovene dhe ka pasur një turne të mrekullueshëm me shumë lojtarë… .

Rregulli që vetëm kapiteni flet me arbitrin? Mendoj se është e shkëlqyer dhe skuadrat janë të kënaqura me të. Pothuajse të gjitha ligat dhe federatat kanë thënë se do ta zbatojnë atë në kampionatet e tyre”, ka përfunduar Ceferin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga