Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

VIDEO/ Për herë të katërt në histori, Spanja mposht Anglinë dhe kurorëzohet Kampione e Europës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Për herë të katërt në histori, Spanja mposht
Spanjë – Angli

Spanjë 2 – 1 Angli (Williams 47', Oyarzabal 86' / Palmer 73')

Spanja është kampione e Europës për herë të katërt në histori. Iberikët mposhtën Anglinë në finalen e madhe të Euro 2024. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit përfundoi 2-1 në favor të Spanjës.

Pjesa e parë krijoi shumë raste, por asnjë nga ekipet nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës. Por, me nisjen e pjesës së dytë, Spanja ishte më kërkuese. Në minutën e 47-të, Nico Williams tundi rrjetën, pasi mori një pasim fantastik nga Lamine Yamal.

Megjithatë, sfida u rindez me golin e shënuar nga Cole Palmer. Sulmuesi i Chelseat ia doli që të rikthente baraspeshën me një supergol të shënuar në minutën e 73-të të kësaj finaleje.

Kur u mendua se gjithçka do të shkonte në shtesën 30 minutëshe, ishte Oyarazabal ai që riktheu Spanjën te avantazhi. Sulmuesi spanjoll shënoi në mintën e 86-të duke e dërguar rezultatin në 2-1 dhe duke vulosur përfundimisht ndeshjen.

“Furia e Kuqe” mbyll kështu një super kompeticion, duke u kurorëzuar si kampione e Europës për herë të katërt në histori. Në krahun tjetër, Anglia vazhdon të jetë e mallkuar për një trofe, me futbollin që nuk po shkon kurrë në shtëpi.

Rastet e ndeshjes:
86' GOL! Oyarzabal kalon përsëri Spanjën në avantazh.

73' GOL! Cole Palmer rikthen baraspeshën.

47' GOL! Nico Williams kalon Spanjën në avantazh, asiston Yamal.

45+1 Foden i afrohet golit, por Unai Simon i thotë "Jo".

12' Spanja kërcënon me Williams, Stones neutralizon.

1’ Starton finalja e Euro 2024, Spanjë – Angli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga