Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Lamine Yamal lë pas edhe Pele, talenti spanjoll vendos rekordin historik

Shkruar nga NEWSPORT
Lamine Yamal lë pas edhe Pele, talenti spanjoll vendos rekordin historik
Lamine Yamal

Me golin spektakolar të shënuar në minutën e 21-të përballë Francës, sulmuesi spanjoll, Lamine Yamal është futur në historinë e turneve madhorë për kombëtare.

Sulmuesi i Barcelonës nuk është lojtari më i ri që ka shënuar në një Europian, por më i riu që gjen rrugën e rrjetës në një kompeticion madhor për kombëtare. Në këtë mënyrë, Yamal i cili shënoi në moshën 16 vjeç e 362 ditësh,  lë pas edhe legjendën e Brazilit, Pele.

Një ndeshje për t’u mbajtur mend jo vetëm që ndihmoi Spanjën e tij të shkonte në finale, por edhe se u fut në librat e historisë së futbollit.

1 - Lamine Yamal (16 vjeç e 362 ditë)

2 - Pelé (17 vjeç e 239 ditë)

3 - Manuel Rosas (18 vjeç e 93 ditë)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga