Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

“Të humbasësh në këtë mënyrë është brutale”, Shaqiri pas eliminimit: Dhamë gjithçka, krenar për ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
“Të humbasësh në këtë mënyrë
Xherdan Shaqiri

Zvicra ishte e pafat tek penalltitë, teksa u mposht nga Anglia. Koha e rregullt mes tyre përfundoi 1-1 dhe në këtë mënyë sfida shkoi në shtesë dhe “Helvetët” u eliminuan.

Pas ndeshjes ka folur për mediat një nga lojtarët shqiptarë të Zvicrës. Xherdan Shaqiri ka theksuar se të humbësh në këtë mënyrë është brutale. Ndër të tjera ka deklaruar se është krenar për atë që ekipi i tij ka dhënë në këtë turne.

“Mendoj se nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti. Kemi luftuar dhe kemi dhënë çdo gjë për të vazhduar rrugën. Jam shumë krenar me ekipin dhe mendoj se kemi bërë shumë njerëz krenarë dhe të lumtur. Ky ishte gjithnjë synimi ynë i madh.

Në futboll një ekip eliminohet edhe me penallti dhe Anglia ishte më e mirë në to sot. Ishim afër, por për fat të keq anglezët kishin nerva më të qeta. Por njerëzit do ta kujtojnë që luajtëm Evropian të mire.

Mund të shihet edhe në media sociale si kanë festuar njerëzit dhe kjo ka ndikuar te ne. Kjo eufori na ka prekur dhe nuk mund të fajësohemi për asgjë. Të gjithë jemi shumë krenarë me paraqitjen dhe mund të ndërtojmë në këtë për turneun e ardhshëm”, ka theksuar shqiptari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga