Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Toni Kroos e la jashtë Europianit, por Pedri nuk mban mëri: Ky është futbolli, mbetesh i përjetshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Toni Kroos e la jashtë Europianit, por Pedri nuk mban mëri: Ky
Spanjë - Gjermani

Ylli i Spanjës, Pedri Gonzalez ka folur për herë të parë që pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen me Gjermaninë. Mesfushori i Barcelonës humbet pjesën tjetër të Euro 2024, por do të qëndrojë pranë ekipit për t’i mbështetur deri në fund.

Në reagimin e tij ai nuk lë pa përmendur edhe Toni Kroos me të cilin u përplas në momentin e dëmtimit. Asnjë mëri për talentin iberik që i jep urimet e tij legjendës gjermane që tani është një futbollist i tërhequr nga loja.

“Do të qëndroj deri në fund sepse ëndrra vazhdon. Momenti më i vështirë për mua ka kaluar. Së shpejti do të rikthehem më i fortë me Barcelonën, tani jemi gati të luftojmë për ëndrrën tonë me Spanjën, jemi një familje. Dua të falenderoj Toni Kroos për mesazhin. Ky është futboll dhe këto gjëra ndodhin. Karriera dhe rekordi yt do të qëndrojë përgjithmonë”, u shpreh Pedri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pedri González (@pedri)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga