Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Dani Olmo gati për finalen: Nuk na intereson kundërshtari, të vijë kush të dojë!

Shkruar nga NEWSPORT
Dani Olmo gati për finalen: Nuk na intereson kundërshtari, të
Dani Olmo

Spanja është finalistja e parë e Euro 2024. Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti me përmbysje 2-1 përfaqësuesen e Francës në gjysmëfinalen e parë të këtij kompeticioni.

Pas kësaj ndeshje foli Dani Olmo, të cilit iu autorizua goli i dytë, edhe pse disa e quanin si autogol të Koundes. Megjithatë, kjo nuk ka rëndësi për sulmuesin spanjoll i cili thotë se rëndësi ka finalja. Ndër të tjera, Olmo thotë se nuk ka rëndësi kush do të jetë rivali në finale, duke mos u trembur aspak.

“Nuk ka rëndësi, goli është gol. Është njëlloj si të jetë autogol nga Kounde apo i shënuar nga unë, e rëndësishmë është fitorja dhe kalimi në finale. Tani jemi shumë afër, jemi shumë të lumtur.

Ky është një ekip i pabesueshëm, e merituam dhe tashmë jemi një hap larg lavdisë.  Nuk ka rëndësi kundërshtari i finales, për ne është njëlloj. Të vijë kush të dojë”, ishin fjalët e Dani Olmos pas fitores me Francën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga