
Anglia kaloi në gjysmëfinale të Euro 2024, ku pas gjuajtjes së penalltisë mposhti Zvicrën. Bukayo Saka ishte autori i golit për “Tre Luanët”, i cili në minutën e 80-të barazoi shifrat. Gjithashtu anglezi u tregua i saktë edhe nga pika e penalltisë.
Pas sfidës 22-vjeçari ishte shumë i lumtur për kualifikimin. Ndër të tjera foli edhe për mesfushorin shqiptarë, Granit Xhaka. Saka dhe Xhaka në të kaluarën kanë luajtur së bashku te Arsenali, me anglezin që i thur elozhe shqiptarit.
“Graniti ka fituar shumë trofe këtë sezon. Ai është një lojtar i shkëlqyer, por mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm. Përulësia që tregoi pas ndeshjes kur erdhi dhe na takoi të gjithëve tregon shumë për karakterin e tij. Kam shumë respekt për Xhakën dhe e admiroj atë dhe skuadrën e Zvicrës”, ka theksuar Saka.