
Anglia ia doli të kualifikohej ndaj Zvicrës. Anglezët kaluan më tej pas gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1 mes tyre.
Pas kualifikimit ka folur Gareth Southgate, i cili ka theksuar se ekipi i tij ka një karakter të fortë dhe bëri një ndeshje fantastike. Ndër të tjera nënvizoi se Zvicra ishte një ekip i fortë dhe ishte një sfidë e vështirë.
“Djemtë ishin të shkëlqyer. Kjo është ndeshja më e mirë që kemi luajtur deri tani. I krijuam Zvicrës shumë probleme kur kishim topin në zotërim. Zvicra është një Kombëtare shumë e fortë dhe është e vështirë t’u bësh presing atyre. Reaguam sërish pas disavantazhit, kjo tregon karakterin e lojtarëve.
Suksesi në turne të tillë nuk vjen vetëm duke luajtur mirë, por edhe duke dëshmuar karakter dhe mentalitet në momentet kyçe
Kemi treguar përmirësim në seritë e penalltive në vitet e fundit. U kryqëzuam herën e fundit kur u mundëm ndaj Italisë në finalen e Euro 2020.Në Kombëtare kemi lojtarë që godasin rregullisht për ekipet e tyre. Ata treguan qetësinë e duhur. Na duhej dhe ndihma e Pickford, gjithnjë i aftë për të pritur penallti të rëndësishme”, ka theksuar timonieri i anglezve.