Kombëtarja zhvilloi një Europian mjaft pozitiv, por edhe vuajti disa pasoja. Federata Shqiptare e Futbollit e ka pësuar nga tifozët kuqezi, duke u gjobitur në të 3-ja ndeshjet, përballë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
Edhe pse tifozët shqiptarë ishin magjikë, UEFA nuk i ka falur për hyrjet në fushë, thirrjet kundër serbëve apo ndezjen e mjeteve piroteknike brenda stadiumit. Të gjitha këto janë bërë bashkë dhe shuma e gjobës së Shqipërisë gjatë 3 ndeshjeve është 171 mijë e 375 euro.
Me këtë gjobë, Shqipëria zë vendin e dytë, përsa i përket gjobave gjatë fazës së grupeve. Në vendin e parë ndodhet Kroacia me rreth 220 mijë euro gjoba, ndërsa Serbia në vendin e 3-të me 166 mijë euro.
Lista plotësohet me Turqinë, Zvicrën, Rumaninë, Hungarinë, Austrinë, Poloninë, Slloveninë, Gjeorgjinë, Italinë, Gjermaninë, Holandën, Belgjikën. Portugalinë, Anglinë, Danimarkën, Skocinë dhe Republikën Çeke.