Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Xhaka kërkon biletën për në gjysmëfinale, një italian gjykon në duelin Angli - Zvicër

Shkruar nga NEWSPORT
Xhaka kërkon biletën për në gjysmëfinale, një
Granit Xhaka - Daniele Orsato

Angli – Zvicër është një nga duelet më interesante të fazës çerekfinale në Euro 2024 që do të luhet ditën e sotme. “Tre Luanët” vihen përballë “Helvetëve”, ku do të luftojnë “kokë më kokë” për fitoren që do t’u siguronte gjysmëfinalen.

Kjo ndeshje pritet të jetë spektakolare, teksa në fushë do të zbresë edhe Granit Xhaka. Për këtë sfidë UEFA ka vendosur edhe për arbitrat.

Kryesorë do të jetë Daniele Orsato, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Ciro Carbone dhe Alessandro Giallatini. Gjyqtar i 4 është Daniele Siebert, ndërsa VAR-i  i është besuar Massimiliano Irratit.

Kujtojmë që Zvicër – Gjermani dhe Serbi - Angli janë gjykuar nga Orsato, duele këto të vlefshme për fazën e grupeve. Tashmë italiani do t’i gjykojë sërish zvicerianët dhe anglezët.

Xhaka kërkon biletën për në gjysmëfinale, një
Arbitrat e ndeshjes Angli - Zvicer

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga