
Spanjë – Angli është finalja e madhe e Euro 2024. Spanjollët kaluan me sukses Francën me shifrat 2-1 dhe po me këtë rezultat triumfoi edhe Anglia ndaj Holandës.
Jemi dy ditë para këtij dueli mjaft të rëndësishëm, ku kërkohet fitorja. Por pavarësisht kësaj, Luis de la Fuente do të ketë mungesa dhe rikthime.
Do të vazhdojë të mungojë Pedri, i cili u dëmtua ndaj Gjermanisë dhe në këtë mënyrë ka përfunduar para kohe Euro 2024. Për shkak dëmtimi do të mungojë edhe Ayoze Perez, i cili ndaj francezve pësoi një dëmtim muskulor.
Ndërkohë rikthehen Dani Carvajal dh Robin Le Normand. Të dy lojtarët munguan ndaj Francës për shkak kartonësh, ndërsa do të jenë të gatshëm për De La Fuenten mbrëmjen e së dielës.
Kujtojmë se për Alvaro Moratan nuk ka dëmtim serioz dhe kapiteni do të jetë i gatshëm për finalen.