
Spanja ka mposhtur Gjermaninë në supersfidën e vlefshme për fazën çerekfinale të Euro 2024. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “MHP Arena” në Stutgart, përfundoi me fitoren 2-1 të spanjollëve.
Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente. Tekniku 63 vjeçar është shprehur se ndihet krenar për lojtarët që drejton. Ndër të tjera, De la Fuente thekson se Spanja është gati për ta fituar këtë Europian.
“Të shijojmë këtë moment. Jam i bindur që të gjithë lojtarët do të jenë gati për gjysmëfinalen. Drejtoj një skuadër të jashtëzakonshme dhe për mua është krenari që drejtoj lojtarë të tillë.
Jam krenar që përfaqësoj vendin tim. Mbetet për t’u parë se sa larg do të shkojmë, por jam i bindur që mund të shkojmë deri në fund. Lojtarët janë mësuar të luajnë në nivele të larta dhe janë gati ta fitojnë Europianin”, është shprehur trajneri i Spanjës.