
Hollandë – Angli është gjysmëfinalja e dytë e Euro 2024. Një sfidë spektaKoLare, ku do të vendoset edhe skuadra e tjetër që do të kualifikohet në finale, atje ku i pret Spanja.
Si “Tulipanët”, ashtu edhe “3 Luanët” do të futen në fushë vetëm për 1 qëllim, fitoren. Një supersfidë që pritet të sjellë emocione të mëdha, ashtu si gjysmëfinalja e parë Spanjë – Francë.
Kjo përballje starton në orën 21:00 dhe do të luhet në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund. Për këtë sfidë UEFA ka vendosur edhe për gjyqtarët. Një gjerman do të jetë kryesor.
Kjo sfidë i është besuar Felix Zwayer, ndërsa asistentë të tij do të jenë Stefan Lupp dhe Marco Achmuller. Arbitër i 4 do të jetë Daniel Siebert, ndërsa në VAR do të jetë Bastian Dankert.
